Ndërlidhjet

Bejrut: Dy të vrarë në mesin e grupeve rivale



Së paku dy persona raportohet të jenë vrarë në përplasjet mes mbështetësve të lëvizjes libaneze shiite Hezbullah dhe një grupi sunit. Përleshjet e armatosura ndodhën në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Një nga të vrarët ishta zyrtar i Hezbullahut, derisa viktima tjetër ishte anëtar i lëvizjes sunite Al-Ahbash. Të dyja grupet e përfshira, përmes një deklarate, u përpoqën ta minimizonin incidentin, duke thënë se përplasja nuk kishte bazë fetare apo politike, por ishte dhunë individuale.

Të dyja grupet thanë se kanë rënë dakord t’i japin fund dallimeve.
XS
SM
MD
LG