Ndërlidhjet

Ekstradohet i dënuari për pjesëmarrje në vrasjen e Gjingjiqit


Kroacia sot iu dorëzojë autoriteteve serbe një të arratisur, të dënuar për pjesëmarrje në vrasjen e ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq në vitin 2003.

Sretko Kaliniq fluturoi sot nga Zagrebi në drejtim të Beogradit nën masa të rrepta sigurie. Një gjykatë në Beograd e kishte dënuar në mungesë Kaliniq me 30 vjet burg për vrasjen e Gjingjiq. Në një gjykim tjetër, Sretko Kaliniq ishte dënuar me 40 vjet burg me akuzën se ka qenë vrasesi kryesor më pagesë i një grupi të fuqishëm kriminal.

Personi i ekstraduar ka qenë në arratisje që prej vitit 2003 kur u vra Zoran Gjingjiq nga një snajper në kryeqytetin serb. Kaliniq i cili ka dy nënshtetësi, serbe dhe atë kroate, ishte arrestuar në muajin qershor në Kroaci. Ekstradimi i tij u bë i mundshëm pasi Kroacia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje që lejonte ekstradimin e përsonave të kërkuar.
XS
SM
MD
LG