Ndërlidhjet

16 gra saudite, të parat arkatare femra në Arabinë Saudite


Një zingjir supermarketesh i Arabisë Saudite ka thyer një nga tabutë më strikte të vendit duke punësuar femra si arkatare.

Zëdhënësi i kompanisë, “United Azizia Panda”, Tarik Ismail, ka njoftuar se kompania ka marrë në punë 16 gra që të punojnë në një nga dyqanet në Xhedah.

Kompania Panda ka mbi 100 dyqane në tërë Arabinë Saudite, mirëpo punonjëse femra kishte vetëm në dyqanet e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Arabinë Saudite, konservatorët islamik me dekada kishin penguar punësimin e femrave dhe meshkujve në të njejtin vend të punës.
XS
SM
MD
LG