Ndërlidhjet

Bombarduesit rus futen 50 km në brendi të hapësirës kanadeze


Aeroplan luftarak të Kanadasë janë përpjekur që të kapin dy bombardues rus në Arktik derisa rusët i afroheshin hapësirës ajrore të Kanadës.

Zëdhënësi i kryeministrit kanadez, Dimitri Soudas njoftoi se bombarduesit rus u futën 50 km në brendi të territorit të Kanadës. Këto fluturime, Kanada i sheh si pjesë të garës që po bëhet në mes të këtij vendi, Rusisë dhe SHBA-ve për të siguruar burimet e Arktikut.

Ministri i brendshëm kanadez tha sa megjithëse Rusisë i është kërkuar që të paralajmërojë për fluturime të tilla, rusët nuk kanë bërë kurrfarë njoftimi.

Aeroplanët sovjetik rregullisht fluturonin në afërsi të hapësirës ajrore të Amerikës Veriore gjatë luftës së ftohtë. Fluturime të tilla nuk bëheshin më pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, sidoqotë para pak vitesh, fluturim të tilla nisën sërish.
XS
SM
MD
LG