Ndërlidhjet

Rusia vendos sistem raketor edhe në Oseti Jugore?


Gjeorgjia e akuzoi sot Rusinë se ka vendosur sistem të mbrojtjes raketore, S300, në rajonin e trazuar gjeorgjian, Oseti Jugore.

Duke e konfirmuar lajmin për një televizion vendor, Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë, Grigol Vashadze, përdori termin gjerogjian për Osetinë Jugore duke thënë se sistemi raketor S300 tashmë është vendosur në rajonin Tskhinvali.

Moska, në fillim të gushtit kishte paralajmëruar se do vendoste një sistem të tillë në rajonin tjetër separatist të Gjeorgjisë, Abkhazi. Megjithatë, Rusia ka hedhur poshtë akuzat se të njejtin sistem e ka dërguar edhe në Oseti Jugore.

Gjeorgjia dhe pjesa dërmuese e Komunitetit Ndërkombëtar insistojnë që Osetia Jugore dhe Abkhazia janë pjesë integrale e territorit gjeorgjian. Rusia, në anën tjetër, i njeh këto dy rajone si shtete të pavarur.
XS
SM
MD
LG