Ndërlidhjet

Indi: Meshë për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë


Një meshë solemne është mbajtur sot në shënim të përvjetorit të 100-të të lindjes së Nënës Terezë.

Mesha, që është udhëhequr nga kardinali Placidus Toppo, është mbajtur në selinë e Misionareve të Bamirësisë, një organizatë e motrave të nderit, që ishte themeluar nga Nëna Terezë, në këtë qytet të Indisë, para 60 vjetësh. Ajo është edhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe.

Në këtë meshë u lexua edhe mesazhi i Papës Benedikti i 16-të, për Nënën Terezë. Në mesazhin e Papës, pos tjerash, thuhet se “kam besim se ky vit do të jetë, për kishën dhe për botën, një rast i falënderimit të gëzueshëm te Zoti, për dhuratën e jashtëzakonshme, që Nëna Tereze ishte gjatë jetës së saj dhe vazhdon të jetë, nëpërmjet dashurisë dhe punës së palodhshme për ju, fëmijët e saj shpërtëror”.

Në meshë morën pjesë afro një mijë vetë.

Nëna Tereze u lind më 26 gusht të vitit 1910 nga prindërit shqiptarë.

Ajo arriti në Indi në vitin 1929 si Gonxhe Bojaxhiu.
XS
SM
MD
LG