Ndërlidhjet

Franca deporton grupin e dytë të romëve


Franca ka vazhduar me kthimin e detyrueshëm të romëve për në Rumani. Katër autobusë u dërguan fillimisht në Aeroportin e Parisit, prej nga disa qindra burra, gra dhe fëmijë romë u deportuan për në Aeroportin e Bukureshtit.

Ndërkaq, një aeroplan tjetër që u nis nga Lioni i Francës, deportoi një grup tjetër të romëve për në Rumani. Sipas qeverisë franceze, gjatë këtij viti, ky vend ka deportuar 8 313 romë për në Rumani dhe Bullgari.

Franca është kritikuar brenda dhe jashtë për dëbimin e romëve, ndërkaq Komisionarja për drejtësi e Bashkimit Evropian, Viviane Reding, ka thënë se zyra e saj po e shqyrtonte këtë rast, për të vlerësuar se a është në harmoni me ligjin e Bashkimit Evropian.

Parisi, në anën tjetër, këmbëngul se ka vepruar duke i respektuar ligjet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG