Ndërlidhjet

Pakistan: Evakuohen 300 mijë njerëz gjatë ditës



Pakistani do të evakuojë sot 300 mijë njerëz nga rajoni jugor i Sindit, një ditë pas largimit nga vendbanimet të 400 mijë banorëve në të njëjtin rajon.
Evakuimi erdhi si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Ind dhe prishjes së barrierës mbrojtëse të lumit.

Përmbytjet në Pakistan kanë prekur 17.2 milionë njerëz dhe kanë shkaktuar 1600 viktima. Zyrtarët pakistanezë tërheqin vërejtjen se miliona njerëz rrezikohen nga sëmundjet dhe mungesa e ushqimit.
XS
SM
MD
LG