Ndërlidhjet

Kosovari i infektuar me superbakterie


Një person nga Kosova po trajtohet në Klinikën Universitare të Gracit në Austri në lidhje me bakterien që i reziston gati të gjithë antibiotikëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Austrisë. Ministria austriake njofton se ky person është infektuar në spitale, jashtë territorit austriak, pa specifikuar vendin.

Ky është rasti i dytë i kësaj bakterie në Austri. Vitin e kaluar, një pakistanez është trajtuar me sukses në të njejtën klinikë.

Bakteria që tashmë më shumë njihet si super-bakteria për shkak të rezistencës ndaj gati të gjithë antibiotikëve shkaktohet nga gjeni NDM – 1.


Lajmin për super-bakterien e para e kishte dhënë fillimisht Britania e Madhe ku thuhej se pacientë që i janë nënshtruar operacioneve plastike në Indi dhe Pakistan janë rikthyer të infektuar me superbaktierien rezistente ndaj antibiotikëve.
XS
SM
MD
LG