Ndërlidhjet

Ohër: Vdes nga rrahja turisti serb



Një turist serb është rrahur për vdekje mbrëmë në një zënkë që shpërtheu në Ohër, njoftoi policia e Maqedonisë.

Dejan Novakoviq, 34 vjeç, me plagë të rënda trupore ishte transferuar në spitalin e qytetit, por atje ka ndërruar jetë.

Në rrahjen janë lënduar edhe disa pjesëmarrës tjerë.

Policia po e heton ngjarjen.
XS
SM
MD
LG