Ndërlidhjet

Gjermania fton gjithë vendet e BE-së të njohin Kosovën



Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle e ka nënvizuar mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës, dhe u ka bërë thirrje edhe vendeve tjera të Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën.

"Njohja e Kosovës është rast sui generis dhe ky është mesazh i qartë edhe për Bashkimin Evropian", tha Westerwelle në Prishtinë pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi.

"Pesë vende tjera anëtare ende hezitojnë. Ne ua kërkojmë këtë atyre pas vendimit të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare që ta ndjekin shembullin e shumicës së Bashkimit Evropian. Kjo është shumicë e qartë", tha Westerwelle.

Kryeministri i Kosovës tha se Kosova është e gatshme për bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë.

"Kosova po ndërton marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët, dhe ka shprehur gatishmëri që të ketë marrëdhënie bilaterale shtetërore me Serbinë, në mënyrë që ta shtrojë rrugën më të shkurtë dhe të qartë drejt integrimit në NATO dhe në BE", tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG