Ndërlidhjet

Franca mbron vendimin për deportimin e romëve



Franca iu përgjigj sot kritikave ndërkombëtare për deportimin masiv të romëve, duke thënë se vetëm i respekton ligjet evropiane.

Qeveria franceze lëshoi një deklaratë pasi Komiteti Kundër Racizmit i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Francës që të “shmangë” deportimin kolektiv të romëve, dhe tha se ishte i shqetësuar nga "fjalimet politike të natyrës diskriminuese".

Vatikani poashtu iu bashkangjit kritikave, duke thënë se “nuk mund të përgjithësohet” dhe të deportohet një grup i tërë njerëzish.

Të enjten, Franca deportoi 284 romë nga Rumania.

Gjithsejt 8.300 romë nga Rumania dhe Bullgaria janë deportuar nga Franca prej fillimit të vitit, krahasuar me 7.875 që u deportuan në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG