Ndërlidhjet

Rod Bllagojeviq sërish në gjykatë



Rod Bllagojeviç, ish guvernator i shtetit Illinois, i cili akuzohet se ka dashur ta shesë ulësen në Senat që e liroi Barak Obama, do të duhet përsëri të paraqitet në gjykatë, me siguri në janar.

Më 17 gusht Bllagojeviq u shpall fajtor sepse kishte gënjyer FBI-në. Ai akuzohet për shantazh, përpjekje për zhvatje, për mashtrim dhe për të pavërteta të thëna para policisë federale.

Për akuzën e fundit, Bllagojeviq mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Aktakuza e ngarkon për shpërdorim të detyrës edhe për periudhën para zgjedhjes në postin e guvernatorit.


XS
SM
MD
LG