Burimet zyrtare iraniane njoftojnë se tre persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur nga tërmeti. Tërmeti me fuqi 5.9 ballë të shkallës Rihter goditi dje shkretëtirën Dasht-e Kavir në Iran si dhe qytetin e Damganit, në jug të vendit.
Gjashtë fshatra përrreth Damganit janë dëmtuar, derisa dridhjet u ndien edhe në Teheran.