Ndërlidhjet

Shpërthim në Zubin Potok



Në orën dy të mëngjesit të së shtunës një shpërthim ka ndodhur në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok, ndërsa një automjeti privat, të parkuar në afërsi të stacionit policor i është vënë zjarri.

Sulmi ka shkaktuar dëme të vogla materiale në dy nga makinat e Policisë së Kosovës, derisa automjeti privat që u dogj tërësisht i takonte një pjestari të policisë.

Njësitë e specializuara kanë arritur në përfundimin se mjeti shpërthyes është granatë e tipit M-57, prodhim jugosllav. Hetimet për rastin vazhdojnë, njofton Policia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG