Ndërlidhjet

Peshauar: Përfundon drama e pengjeve



Forcat pakistaneze të sigurisë kanë hyrë në godinën ku gjendeshin militantët islamikë dhe kanë liruar dy pengjet që mbaheshin prej tyre. Burimet zyrtare thanë se nuk ka pasur viktima gjatë operacionit. Të njëjtat burime thanë se drama e pengjeve filloi kur disa militantë të burgosur morrën peng rojat, hapën zjarr në ndërtesë në përpjekje për tu arratisur.

Fillimisht policia raportoi se përleshjet e armatosura dhe pengmarrja ishte rezultat i sulmit të ekstremistëve ndaj një prej bazave kryesore ushtarake në vend, që gjendej në afërsi të konsullatës amerikane në Peshauar.

Këto informacione, të dhëna më herët edhe nga burimet policore nuk ishin të sakta.
XS
SM
MD
LG