Ndërlidhjet

14 të vrarë në Kaukazin e Veriut



Policia ruse tha se së paku 14 persona të dyshuar si militantë dhe një oficer policie janë vrarë gjatë bastisjeve në Kaukazin e Veriut.

Nëntë militantë janë vrarë në dy përleshje të ndara me forcat policore në Kabardino –Balkarija mbrëmjen e së premtes, tha zëdhënësi i policsë ruse për rajonin. Pesë militantë të tjerë dhe një polic u vranë në shkëmbim zjarrin që ndodhi në Dagestan.

Sipas policisë të gjithë militantët e vrarë ishin të kërkuar për akuza të ndryshme që lidhen me vepra terroriste.

Rusia po përballet me kryengritësit në Kaukazin e Veriut në mënyrë të vazhdueshme që nga përfundimi i luftërave në Çeçeni. Militantët po përpiqen të vendosin një shtet islamik në gjithë Kaukazin e Veriut.
XS
SM
MD
LG