Ndërlidhjet

Kina do të zhvillojë stërvitje detare



Marina kineze do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Detin e Verdhë.

Njoftimi u bë një javë pasi Pekini i kritikoi stërvitjet e përbashkëta detare amerikane e koreano-jugore, dhe u zotua të përgjigjet në mënyrën e njëjtë.

Pekini ka thënë se stërvitjet detare të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore në Detin e Verdhë rrezikojnë ngritjen e tensioneve në gadishullin verikorean, dhe i mospërfillin vërejtjet e Kinës kundër çfarëdo stërvitje të huaj ushtarake jashtë brigjeve të saj.
XS
SM
MD
LG