Ndërlidhjet

Oxfam: Pakistani duhet të rindërtohet urgjentisht



Organizata humanitare "Oxfam" ka bërë thirrje për fillim të menjëhershëm të rindërtimeve në Pakistan, për të parandaluar që katastrofa e vërshimeve të shndërrohet në një katastrofë afatgjate.

"Oxfam" tha se nevoiten miliarda dollarë për rindërtimin e shkollave, rrugëve, urave dhe spitaleve.

Organizata gjithashtu paralajmëroi se operacionet e pastrimit mund të zgjatin me muaj, duke lënë të kuptohet se miliona njerëz mund të përballen me dimrin në tenda të përkohshme apo nën qiell të hapur.
XS
SM
MD
LG