Ndërlidhjet

Gadafi vjen në Romë me tendën dhe kuajt



Lideri i Libisë Muamer Gadafi mbërriti në Romë për vizitë dyditore për të shënuar dyvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së miqësisë midis dy vendeve.

Të hënën Gadafi do të takohet me kryeministrin Silvio Berluskoni.

Takimi pritet të mbahet pas perëndimit të diellit për shkak të iftarit.

Gadafi ka sjellë me vete tendën e beduinëve, e cila është vendosur në oborrin e rezidencës së ambasadorit së Libisë në Romë.

Eskorta e tij gjithashtu përfshin rreth 30 kuaj të racës berbere dhe dhjetëra truproje.
XS
SM
MD
LG