Ndërlidhjet

Drezden: Sulm me zjarr në varrezat hebreje



Një zjarr ka dëmtuar portën e ndërtesës në varrezat e reja hebreje në Drezden të Gjermanisë.

Zjarri depërtoi në pjesën e brendshme të derës hyrëse, në hapësirën ku trupat presin të varrosen, por zjarrfikësit arritën t’i shuajnë flakët.

Policia tha se është në kërkim të dëshmitarëve, dhe se beson se motivi për sulmin mund të kërkohet tek ekstremistët e djathtë.
XS
SM
MD
LG