Ndërlidhjet

Shkodër: Ekzekutohet polici rrugor



Një polic rrugor është vrarë me armë zjarri teksa ishte në detyrë në Malësinë e Madhe. Policia tha se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Inspektori Kolë Ndreshaj, 41 vjeç, ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër.

Viktima e veshur me uniformën dhe me motor, po kthehej nga shërbimi, kur është zënë pritë nga persona të paidentifikuar, 300 metra larg aksit kombëtar Shkodër-Koplik.
XS
SM
MD
LG