Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se policia e Serbisë dhe ajo e Bosnjes kanë shkatërruar një rrjet trafikantësh të armëve, me ç’rast kanë arrestuar gjashtë persona dhe kanë sekuestruar armë dhe eksploziv.
Daçiq citohet të ketë thënë se kreu i dyshuar i grupit, Svetolik Gjokiq nga Beogradi, dhe katër të tjerë janë arrestuar në një aksion të përbashkët.
Njeriu i gjashtë është arrestuar në Bosnje nën dyshimet për transport të armëve dhe eksplozivit.
Daçiq ka thënë se janë konfiskuar 15 kg eksploziv, detonatorë dhe granata dore.