Ndërlidhjet

Rusi: 9 të vdekur nga zjarri në azilin e pleqve



Të paktën nëntë njerëz kanë vdekur dhe njëri është lënduar rëndë në zjarrin që shpërtheu në një azil të të moshuarve në rajonin perëndimor Tver të Rusisë.

Zyrtarët e emergjencës thanë se zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm në qytetin Vishni Voloçek.

Viktimat kanë pësuar nga helmimi me monoksid karbon.

Më shumë se 480 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
XS
SM
MD
LG