Ndërlidhjet

BH pa vendim për votimin rreth Kosovës në AP



Presidenca trepalëshe e Bosnje-Hercegovinës ende nuk ka vendosur se si do të votojë Bosnja lidhur me propozim rezolutën rreth Kosovës të paraqitur nga Serbia.

“Nuk shohim se si çfarëdo zhvillimi në Kosovë mund apo do të ndikojë në situatën në Bosnje-Hercegovinë” tha shefi i diplomacisë së Bosnjes, Sven Alkalaj.

Bosnja nga ana e saj shpreson t’i bashkohet NATO-s brenda katër vitesh, deklaroi Alkalaj. Ai shtoi se Bosnja shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian Brenda dhjetë vitesh.

“Hyrja në NATO brenda katër vitesh do të ishte e rëndësishme edhe për stabilitetin rajonal”, tha Alkalaj në një intervistë për agjencinë Reuters.

“Nën ombrellën e NATO-s ne do të jemi në gjendje të ruajmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe të parandalojmë çdo shkak që mund të çojë drejt ndonjë referendumi”, tha Alkalaj, i cili po merr pjesë në një konferencë në qytetin slloven të Bledit.
XS
SM
MD
LG