Ndërlidhjet

Serbia e Austria kundër “mbretit të kokainës”



Serbia ka premtuar se do të bashkëpunojë me Austrinë në hetimin e skandalit të bankës austriake HGAA, e cila akuzohet se është e përfshirë në pastrimin e parave për një nga baronët serb të drogës.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç u takua me homologun e tij austriak Franz Lang, ku u angazhuan për zbardhjen e rastit.

Mediat austriake kanë raportuar se Darko Shariq, i njohur si “mbreti i kokainës në Balkan” ka pastruar rreth 100 milionë euro mes viteve 2007 e 2009 në bankën HGAA.

Në muajin prill autoritetet serbe kanë ngritur aktpadi për akuza që lidhen me trafikun e drogës. Nga ajo kohë Shariq është në arrati.
Banka HGAA është në qendër të disa skandaleve të kësaj natyre.
XS
SM
MD
LG