Ndërlidhjet

Larsen kritikon Karzain



Rik Larsen, kongresist amerikan nga Partia Demokratike e presidentit Obama, ka kritikuar presidentin afgan Hamid Karzai pasi ka dështuar në luftën kundër korrupsionit.

Larsen ka shtuar se Karzai duhet të bëjë shumë më tepër që të garantojë se vendi i tij nuk kthehet në një strehë të sigurtë për Al Kaidën në kohën që trupat amerikane përgatiten të fillojnë tërheqjen.

Larsen është një nga katër kongresistët që u takuan javën e kaluar me Karzain në Kabul. Pas takimit ai ishte i shqetësuar sepse Karzai fajësonte çdokënd për dështimet në Afganistan, me përjashtim të vetvetes.
XS
SM
MD
LG