Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu, beson se një marrëveshje përfundimtare paqësore me palestinezët është e mundur.
“Nuk jam naiv. I shoh të gjitha vështirësitë dhe pengesat, por pavarësisht kësaj besoj se një marrëveshje paqe përfundimtare është objektiv i arritshëm. Natyrisht kjo nuk varet vetëm prej nesh, pasi janë dy palë në këtë debat. Nga ana ime dua të ofroj gjithë kohën dhe përpjekjet e nevojshme dhe kjo është arsyeja pse po udhëtoj drejt Uashingtonit”, tha Netanjahu gjatë një fjalimi para partisë së tij.
Kryeministri izraelit dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas do të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama.
Takimi vjen pas muajsh bisedash jo të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve.