Ndërlidhjet

Hejg: Integriteti territorial i Kosovës i pacënueshëm


Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm ka thënë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Uilliam Hejg.

Këtë qëndrim zyrtari i lartë britanik ia ka thënë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci gjatë një bisede telefonike dje pasdite, njoftoi Qeveria e Kosovws.

Në bisedë është konfirmuar se asnjë nga shtetet mike të Kosovës nuk do ta mbështesin asnjë rezolutë që mund të bëjë thirrje për bisedime rreth statusit të Kosovës.

Bëhet e ditur se Thaci dhe Hejg, janë pajtuar që të mos ofrohet mbështetje as për çfarëdo ri-aranzhimi territorial të rajonit.
XS
SM
MD
LG