Ndërlidhjet

FH: Punëtorët në Kosovë, pa të gjitha të drejtat


"Freedom House" ka publikuar sot raportin për të drejtat e punëtorëve në botë me titullin “Liria e Punës në Botën e Vrazhdë.”

Kosova është renditur si një vend pjesërisht i lirë sa i përket të drejtave të punëtorëve krahas Kirgistanit, Bosnjës, Maqedonisë, Rusisë e disa vendeve të tjera.

Kategorizimi që "Freedom House" i ka bërë shteteve fillon nga shumë shtypëse, shtypëse, pjesërisht të lira, kryesisht të lira e deri te vendet ku të drejtat e punëtorëve respektohen në tërësi.

Nga vendet e tjera të rajonit, Serbia dhe Mali i Zi radhiten një kategori më lartë me të drejta kryesisht të lira të punëtorëve.
XS
SM
MD
LG