Ndërlidhjet

Protesta dhe arrestime në Rusi


Opozita në Rusi dhe aktivistë të të drejtave të njeriut sot po mbajnë protesta të pa-autorizuara në Moskë, Shën Peterburg dhe disa qytetete të tjera ruse.

Mediat raportojnë për së paku 10 persona të arrestuar në Moskë. 4 anëtarë të Parlamentit Evropian gjatë vizitës në Rusi kanë marrë pjesë në një prej protestave të opozitës në qendër të Moskës dhe kanë kritikuar policinë për arrestimin e organizatorëve.

Opozita dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë vendosur që çdo muaj më datën 31 të protestojnë për të kujtuar dispozitën 31 të kushtetutës ruse që siguron të drejtën e protestës.

Autoritetet rregullisht kanë refuzuar kërkesat për lejimin e demonstratave, ndërsa policia zakonisht ka tërhequr zvarrë protestuesit para se demonstratat të fillojnë.
XS
SM
MD
LG