Ndërlidhjet

Valesa humb gjyqin kundër gazetarit që e akuzoi si spijun


Ish Presidenti polak, Leh Valesa ka humbur sot një proces gjyqësor për etiketim kundër një gazetari. Gazetari e kishte akuzuar Valesan se ka qenë spijun i policisë sekrete në kohën e komunizmit .

Një tribunal në Gdansk sot deklaroi se gazetari Kristof Vizkovski ka shfrytëzuar të drejtën e tij si gazetar për liri të shprehjës kur ka bërë komentet për Valesan në një intervistë televizive.

Vendimi i gjykatës është marrë pikërisht në kohën kur shënohet 30 vjetori i rrëzimit të komunizmit nga grevistët që udhëhiqeshin nga Leh Valesa. Ky i fundit deklaroi se nuk do marrë pjesë në ceremoninë kryesore që kujton këto ngjarje pasi sindikata që ka krijuar para 30 vjetësh është bërë shumë politike.
XS
SM
MD
LG