Ndërlidhjet

Libi: Lirohen 37 të burgosur islamistë


Autoritetet e Libisë i kanë liruar 37 të burgosur, që ishin dënuar për lidhje me grupet radikale islamiste, por sipas raporteve, kohëve të fundit e kanë dënuar dhunën si pjesë e një programi për pajtim.

Ndër personat e liruar mbrëmë vonë, mendohet se është së paku një njeri, që ishte i burgosur në burgun amerikan për terroristët e dyshuar në Guantanamo Bej.

Për disa të burgosur të tjerë, raportohet se kishin pasur lidhje me një grup islamist në Libi, që ishte përpjekur ta përmbys liderin Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG