Ndërlidhjet

Sulmet ajrore pakistaneze godasin edhe civilët


Zyrtarë të sigurisë thonë se sulmet ajrore të Pakistanit, në vendet ku dyshohet se fshihen militantët, kanë vrarë disa njerëz ndërkaq raportohet se në mesin e viktimave ka edhe civil.

Sulmi është bërë në rajonin Kiber në pjesën veriperendimore të Pakistanit, vend ky që gjendet në kufi më Afganistanin.

Zyrtarisht raportohet për 55 persona të vrarë, ndërsa në mesin e viktimave përfshihen edhe pjesëtarë të familjeve të militantëve. Ende nuk është e qartë se sa civil janë në mesin e viktimave.

Gjatë muajit prill, shefi i ushtrisë pakistaneze, Gjenerali Ashfak Kajani, në një rast që rrallë ndodhë, ka kërkuar falje publike për vrasjen e 60 civilëve gjatë një operacioni ushtarak.
XS
SM
MD
LG