Ndërlidhjet

Incident kufitar në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë


Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka njoftuar sot se 3 ushtarë armen dhe dy ushtarë të Azerbajxhanit janë vrarë gjatë luftimeve me armë në kufirin e Nagorno Karabakut.

Në një komunikatë të publikuar sot, ministria fajëson Armeninë për dhunën e së martës duke thënë se ushtarët armen kishin tejkaluar vijën e kontaktit dhe kishin tentuar që të sulmonin forcat e Azerbajxhanit.

Ende nuk ka ndonjë kundër reagim nga ana armene.

Raportimet për përleshje të tilla në këtë rajon zakonisht hidhen poshtë nga pala tjetër. Të përkrahur nga Armenia, banorë etnik armen në Nagorno Karabak larguan Azerbajxhanin nga ky territor në fillim të viteve të 90-ta duke lënë rreth 30 mijë njerëz të vrarë.

Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur të tejkalojnë mos marrëveshjet.
XS
SM
MD
LG