Ndërlidhjet

Kosovë: Fillon viti shkollor


Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, 1200 fillore dhe të mesme, sot ka filluar viti i ri shkollor 2010 / 2011.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të suksesshëm të këtij viti, duke zotuar përpjekje të vazhdueshme në zbatimin e reformave.

Kjo Ministri, edhe këtë vit, ka pajisur rreth 360 mijë nxënës, të arsimit fillor, me tekste shkollore falas.
XS
SM
MD
LG