Ndërlidhjet

A po tentohet pengimi i rinisjes së bisedimeve izraelito palestineze?


Pengesa të tjera janë krijuar për rinisjen e bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme pas sulmit që vrau 4 izraelitë, përfshirë edhe një grua shtatëzënë. Sulmi ndodhi në Bregun Perëndimor ndërsa përgjegjësinë e morri lëvizja islamiste palestineze, Hamas.

Sulmi i së martës ndodhi pasi liderët izraelit dhe palestinez, Benxhamin Netanjahu dhe Mahmud Abas do të takohen në Uashington me Presidentin amerikan, Barak Obama.

Takimi me Obaman do të mbahet para nisjes së bisedimeve direkte në mes të Izraelit dhe Palestinës që planifikohet të nisin të enjtën në kryeqytetin amerikan.

Pas sulmit që ndodhi në afërsi të kolonisë izreaelite në Bregun Perëndimor, kryeministri izraelit, Netanjahu tha se incidenti tregon se Izraeli “nuk mund të bëj kompromis” gjatë negociatave me palestinezët kur është në pyetje siguria e Izraelit.
XS
SM
MD
LG