Ndërlidhjet

Gejts: SHBA në Irak nuk janë më në luftë



Shtetet e Bashkuara në Irak nuk janë më në luftë, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts në një bazë amerikane në perëndim të Irakut.

Gejts, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në një vizitë të paparalajmëruar në Irak, disa orë para përfundimit zyrtar të misionit luftarak amerikan në këtë vend, tha se forcat amerikane do të vazhdojnë të punojnë me iraekianët në luftën kundër terrorizmit, si dhe do t'i stërvitin dhe këshillojnë.

Sot, Gejts dhe nënpresidenti amerikan Xho Bajden, i cili dje mbërriti në Irak, pritet të marrin pjesë në nisjen e operacionit të ri për Irakun "Agimi i Ri".
XS
SM
MD
LG