Ndërlidhjet

Moska e kufizon shitjen e alkoholit, por ministri e apelon të kundërtën



Agjencia ruse Interfax citoi Ministrin e Financave Aleksei Kudrin të ketë thënë se "ata që pinë alkohol dhe duhan e ndihmojnë shtetin më shumë" për shkak të rritjes së konsumit dhe të taksave.

Komentet e tij u bënë disa orë pasi Moska e ndaloi shitjen e pijeve të forta alkoholike prej orës 10 në mbrëmje deri 10 paradite, si pjesë e fushatës së gjerë kundër alkoholit të presidentit Dimitri Medvedev.

Presidenti rus e ka quajtur alkoholizmin "katastrofë kombëtare", dhe vjet urdhëroi masa të ashpra për ta zvogluar abuzimin me alkohol. Ai ka thënë se pija e tepruar dëmton shëndetin dhe ndikon në uljen e natalitetit.

Ndërkohë, Kudrin ka thënë se "nëse pini një paketë duhani, kjo nënkupton se do të jepni më shumë për t'i zgjidhur problemet sociale, si rritjen demografike, zhvillimin e shërbimeve tjera shoqërore dhe ruajtjen e shkallës së natalitetit".

65 përqind e rusëve e konsumojnë duhanin, kurse çdo rus mesatarisht konsumon nga 18 litra alkohol në vit. Nga ana tjetër, brenda vitit vdesin rreth 3 mijë rusë nga helmimi me alkohol.
XS
SM
MD
LG