Ndërlidhjet

Holandë: Lirohen dy jemenasit e dyshuar për terrorizëm



Dy shtetasit e Jemenit që u arrestuan në aeroportin Shipol të Amsterdamit nën dyshime për terrorizëm, janë liruar pa asnjë akuzë pas 24 orëve, tha zyra e prokurorisë në Amsterdam.

Dy njerëzit u arrestuan pasi Departamenti për Sigurinë e Atdheut në SHBA tha se autoritetet amerikane kishin gjetur sende të dyshimta në valixhen e tyre.

Por më vonë, një zyrtar amerikan ka shprehur dyshime se të ndaluarit ishin pjesë e ndonjë komploti terrorist.
XS
SM
MD
LG