Ndërlidhjet

SHBA-Iran, basketbollistët përshëndeten



Basketbollistët amerikanë dhe ata iranianë kanë përshëndetur njëri-tjetrin në fund të ndeshjes SHBA-Iran, që u zhvillua në kuadër të kampionatit botëror të basketbollit. Kjo ishte ndeshja e parë në historinë e kombëtareve të basketbollit të dy vendeve, të cilat për më shumë se tre dekada nuk kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Lojtarët dhe trajnerët e të dyja palëve i lanë mënjëanë tensionet politike mes dy vendeve duke theksuar se “këtu qëndron bukuria e sportit”.

Ndeshja u fitua nga amerikanët me rezultatin 88-51.
XS
SM
MD
LG