Ndërlidhjet

Banka Botërore rrit ndihmën për Pakistanin



Banka Botërore ka njoftuar se do të rrisë mbështetjen për Pakistanin, në mënyrë që Islamabadi të mund të përballojë situatën e krijuar pas përmbytjeve, më të rëndat në historinë e këtij vendi.

Banka Botërore do t’i japë edhe 100 milionë dollarë, duke e çuar ndihmën në 1 miliardë dollarë. Ky fond do të përdoret “për rimëkëmbjen financiare dhe rindërtimin në afat të gjatë”. Fondi në fjalë i është dhënë Pakistanit pa interes financiar.

XS
SM
MD
LG