Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten dy ushtarë amerikanë



Dy ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan, duke e bërë 2010 vitin më vdekjeprurës për forcat e Shteteve të Bashkuara në këtë vend.

Burimet e NATO-s theksojnë se të dy ushtarët janë vrarë nga dy sulme të kryengritësve në jug dhe në lindje të Afganistanit.

Nga fillimi i vitit deri tani në Afganistan janë vrarë 326 ushtarë amerikanë, krahasuar me 317 trupa që humbën jetën në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG