Ndërlidhjet

Spanja nuk ka hartuar asnjë rezolutë për Serbinë


Ambasadori spanjoll në Beograd, Injigo de Palasio Espanja, ka deklaruar sot se Spanja nuk ka hartuar përmbajtjen e rezolutës mbi Kosovën për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Spanja nuk ka hartuar kurfarë varianti të ri të rezolutës”, ka thënë ambasadori spanjoll për agjencinë e lajmeve Beta, pas shkrimeve në mediat serbe se Spanja është duke e përgatitur një variant kompromisi të rezolutës, me të cilën do të zëvendësohej ajo që Serbia tashmë e ka dërguar në Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG