Ndërlidhjet

Kanada:Bllokohet cisterna me 9 milion litra naftë


Garda bregdetare e Kandasë njofton se një cisternë me karburante gjendet shumë afër ujit të cekët ndërsa tani rrezikon që të derdhë në det 9 milion litra naftë. Një zëdhënës i kësaj garde i ka thënë agjencisë franceze, AFP, se deri më tani nuk është verifikuar asnjë rrjedhje e naftës nga kjo cisternë.

Anija cisternë ka goditur një grumbull rëre që është krijuar nga valët e detit në vendkalimin veriperëndimor në afërsi të qytetit Gjoa Hejven.

Autoritetet vendore dhe kompania pronare e cisternës do të bëjnë përpjekje që ta largojnë anijen nga grumbulli i rëres ku është bllokuar kjo anije cisternë.

XS
SM
MD
LG