Ndërlidhjet

Eshton dhe Tadiq takohen të martën



Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, do të takohet të martën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, njoftoi zëdhënësja e saj.

Vizita realizohet në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku Serbia pritet ta prezantojë rezolutën kundër pavarësisë së Kosovës.

"Takimi do të mbahet në kontekst të konsultimeve pas mendimit të GJND-së dhe hapave të ardhshëm mbi çështjen e Kosovës", tha zëdhënësja, Maja Kocijançiq.
XS
SM
MD
LG