Ndërlidhjet

Gejts sheh progres në Kandahar



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se ai kishte parë dëshmi të forta se po forcohet strategjia kundër kryengritësve në provincën Kandahar në Afganistanin jugor.

Gejts i takoi trupat amerikane që i luftojnë talibanët dhe milicitë islamike në brendi të vendit.

Trupat e NATO-s, e sidomos forcat amerikane, kanë humbur numër rekord të ushtarëve në luftën kundër talibanëve në muajt e fundit.

Sipas agjencisë AFP, këtë vit janë vrarë 326 ushtarë amerikanë, nga gjithsejt 493 të vrarë nga forcat e koalicionit.
XS
SM
MD
LG