Ndërlidhjet

Referendumi moldav për t'i dhënë fund sherreve politike



Banorët e Moldavisë sot u drejtohen kutive të votimit për ndryshimin e mundshëm të kushtetutës së vendit.

Referendumi në fjalë, nëse kalohen, do të lejojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli e jo nga Parlamenti i vendit.

Moldavia ka mbetur pa president që prej një viti kur lideri komunist, Vladimir Voronin, u largua nga posti.

Parlamenti ishte bllokuar pasi asnjë forcë politike nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, megjithëse disa herë u tentua që të arrihet kjo gjë.

Mediat raportojnë se gjasat janë që moldavët t’i thonë po ndryshimeve kushtetuese në referendum për të krijuar mundësinë e zgjedhjes së drejtpërdrejt të Presidentit. Megjithatë, kjo nuk besohet se do arrij të ndal sherret politike në mes të koalicionit qeveritar 4 partiak dhe opozitës komuniste.
XS
SM
MD
LG