Ndërlidhjet

Bagdad: 7 të vrarë, 20 të plagosur



Policia në Bagdad tha se të paktën shtatë njerëz e humbën jetën sot në sulmin e sulmuesve vetëvrasës dhe personave të armatosur në një bazë ushtarake në kryeqytetin irakian.

Raportohet se mbi 20 njerëz janë plagosur në sulmin afër selisë së komandës ushtarake Rusafa në Bagdadin lindor.

Bilanci i të vdekurve nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sulmi i sotëm u krye më pak se një javë pasi Uashingtoni shpalli përfundimin e operacioneve luftarake në Irak.

Sulmi ndodhi në vendin, i cili në 17 gusht shfrytëzohej si qendër rekrutimi, kur një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e 59 njerëzve.
XS
SM
MD
LG