Ndërlidhjet

Palestinezët kritikojnë qëndrimin e Ahmedinexhadit


Zëdhënësi i Presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abas ka kritikuar liderin iranian, Mahmud Ahmedinexhad, i cili pak ditë më parë tha se bisedimet palestinezo – izraelite “janë të destinuara të dështojnë”.

Agjencia lokale e lajmeve, Maan, citon Nabil Abu Rudanieh ku thotë se Ahmedinexhadi është një person që “nuk përfaqëson popullin iranian, që ka falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve, që ka shtypur popullin iranian dhe ka vjedhur autoritetin dhe se nuk ka të drejtë të flasë për Palestinën, presidentin apo përfaqësuesit e saj”.

Abasi dhe kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu të enjtën u takuan në Uashington duke nisur bisedimet e drejtpërdrejta pas afro dy vjetësh.

Ahmedinexhadi kritikoi atë që ai e quajti përpjekjet e “mallkuara” kur iu drejtohej një turme besimtarësh . Presidenti iranian gjithashtu tha se e ardhmja e Palestinës nuk do të përcaktohet në “Uashington, Londër apo Paris”.
XS
SM
MD
LG